Agjerimi i Danielit

Event details

  • E Diel | January 4, 2015 to E Diel | Janar 25, 2015
  • 00:00

Sipas Biblës, çdo i krishterë ka tre detyra: 1 të japë, 2 të lutet dhe 3 të agjërojë. Agjërimi biblik kërkon shumë disiplinë dhe forcë, forcë të cilën mund ta merrni vetëm nga Perëndia. “Mateu” 6 thotë se disiplina juaj personale do t’ju sjellë shpërblime në Parajsë. Kur nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe të dhënit në fillim të vitit, ju e vini Perëndinë të parin, keni përcaktuar kështu drejtimin për të gjithë vitin në vazhdim. Përse duhet të agjëroj?

1. A ke nevojë për shërim apo një mrekulli?
2. A ke nevojë për prekjen e butë të Perëndisë në jetën tënde?
3. A ka një ëndërr brenda teje që vetëm Ai mund ta bëjë realitet?
4. A ke nevojë për një takim të ri me Të?
5. A dëshiron një marrëdhënie më të thellë e më të ngushtë me Zotin?
6. A je duke kërkuar një ndjeshmëri më të lartë ndaj dëshirave të Perëndisë?
7. A ke nevojë të thyesh prangat që të kanë penguar?
8. A ke një mik apo një person të shtrenjtë për ty, që ka nevojë për Shpëtimin?
9. A ke dëshirë të dish vullnetin e Perëndisë për jetën tënde?

Kerkoni me se pari Mbreterine e Perendise dhe drejtesine e Tij, dhe te gjitha gjerta do t’ju shtohen. Mateu 6:33

Atehere fillo te agjerosh kete Janar 2015

Kur kerkojme Mbreterine e Perendise ne fillim te vitit, do te presim bekimet e Tij ne pjesen tjeter te Tij. Duke filluar vitin me agjerim ne vendosim kursin e fokusit tone per pjesen tjeter te vitit dhe per cdo dite te vitit ne vazhdimesi. Ne kete menyre ne i japim Zotit pjesen e pare te cdo jave, te dhjeten e pare te cdo te ardhure dhe cdo konsiderate ne cdo vendim.

Le te fillojme te mendojme per kete kohe, qe me guxim t’i afrohemi Fronit te Hirit, te kerkojme meshiren dhe faljen e Tij per kete komb, bekimet e Tij per Kishen Shqiptare dhe qe populli yne te jete populli i Zotit. Perendia po therret per njerez qe do te ngrihen si ushtaret e Tij mbrojtes ne lutje per kete vend, per te sheruar, per te luftuar te keqen dhe per te cliruar bekimet e Tij.

Dhe ndersa shijojme se bashku kete kohe te bekuar, le te lutemi sipas Isaias 58:12: “Njerezit e tu do te rindertojne rrenojat e lashta dhe ti do te ngresh perseri themelet e shume brezave te shkuara; keshtu do te quhesh riparuesi i te carave, restauruesi i shtigjeve per te banuar ne vend.”

Udhëzime rreth Agjërimit të Danielit

Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota. Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota. “Danieli” 10:2, 3

Agjërimi i Danielit është një agjërim i pjesshëm me bazë bimore. Ai bazohet tek veprimi i profetit Daniel në kohën kur ndodhej në robëri nga mbretërit e Babilonisë, i mbajtur prej tyre për shërbimin e tyre personal. Danieli dokumenton tre raste agjërimi, paçka se me shumë gjasa ai agjëroi edhe shumë herë të tjera përderisa ai ishte një njeri i Perëndisë.

“Danieli” 10:2, 3 është vendi ku gjejmë modelin për Agjërimin 21 ditor të Danielit. Nga ky pasazh, me kalimin e viteve është ndërtuar një udhëzues, kryesisht nga të krishterët të cilët përdorin këtë formë agjërimi. Agjërimi i Danielit ka fituar më shumë popullaritet gjatë 3-4 viteve të fundit, kryesuar fuqishëm nga pastori Xhentezin Frenkllin (Jentezen Franklin) i Gainesvillit, GA (SHBA).

Nuk duhen konsumuar:

Ushqimet e zgjedhura: Këtu përfshihen llojet e ndryshme të bukës dhe ushqimet me përmbajtje sheqeri.

Mishi: Të tëra produktet shtazore janë të ndaluara në Agjërimin e Danielit. Këtu përfshihet mishi,

shpendët, peshku si dhe produktet bulmetore (qumështi, vezët, djathi, gjalpi, etj.)

Vera: Ky kufizim i këtushëm, i gërshetuar me agjërimet e mëparshme ku Danieli pinte vetëm ujë (gjë

që është e zakonshme për agjërimin biblik), është vendi ku Agjërimi i Danielit i kohës së sotme, gjen bazën e tij për konsumimin e vetëm ujit. Lëngjet e frutave dhe të zarzavateve janë të pranueshme.

Agjërimi shpirtëror: Agjerimi i Danielit është një kufizim i ushqimit që hamë, për qëllime shpirtërore. Kështu, agjërimi i adresohet jo vetëm trupit, por gjithashtu shpirtit dhe psikikës së personit.

Nuk ka embelsira dhe nuk ka buke

Lista e ushqimeve per agjerimin e Danielit

1 fruta :molla, banana, pjeshke, fiq, rrush, kivi, lemon, portokalle, mandarina, dardha, nectarine shalqi. Perime: brokoli, lakra, sallate, kastraveca, hudhra, kerpudha, qepe, patate, spinaq, kungull, domate, Drithera: miell, oriz I kafte, kokoshka Fara luledielli, kikirika, susam fasule,,lakra te egra, kripe, djegese. Vaj ullliri, kikiriku dhe uje.

2. Një tjetër udhëzim i rëndësishëm është tërhequr nga parimet agjërimi hebraik, ku nuk ka maja është përdorur gjatë agjërimit. Pra, kjo është arsyeja pse maja, pluhur pjekje dhe si nuk janë të lejuara në Agjerimin e Danielit.

Së fundi, arrijmë në përfundimin se nuk ka ushqime artificiale apo të përpunuara dhe as ndonjë kimike janë të lejuara për Agjerimi i Danielit