I zgjedhur dhe caktuar nga Zoti — Meditim Ditor

Do të çohem dhe do të shkoj tek im at. Luka 15:18

Pasi ta kuptoni faktin që Perëndia ka “zgjedhur dhe caktuar” ju për të përmbushur disa gjëra, shumë nga pyetjet tuaja pa përgjigje do të fillojnë të kenë kuptim. Si përshembull pse i shikoni gjërat ndryshe nga të tjerët, ose ndjeheni të detyruar të lëvizni kur ata janë të lumtur të qëndrojnë aty ku janë. Pali tha, “Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,” (Ef 1:11 ). Ju keni qenë zgjedhur dhe projektuar për këtë punë! Pse? Sepse Perëndia ka disa gjëra që Ai dëshiron të bëjë me ju. Kjo është arsyeja që e keni bërë deri tani. Kjo është arsyeja pse vazhdoni të kërceni çdo herë që Satani përpiqet t’ju shkatërrojë. Këtu janë dy arsye për të kuptuar këtë të vërtetë: (1) Nëse mendoni se Perëndia ju zgjodhi, sepse jeni një luftëtar i madh lutjesh, ose lexoni Biblën tuaj për orë të tëra në fund, ose ju jeni me karakter të pastër, në momentin që dështon Djalli do të hidhet dhe do t’ju thotë se nuk jeni më të pranuar nga Perëndia. (2) Duke e ditur statusin tuaj para Perëndisë, ju mundëson të thoni: “Edhe pse luftoj dhe pengohem dhe nganjëherë nuk I kam të gjitha së bashku, mund të shkoj te Perëndia në çdo kohë, sepse Ai më zgjodhi.” Kjo është e fuqishme! Ky është informacioni që Djalli nuk dëshiron që ju ta keni sepse do të ndryshojë mendimin tuaj, opinionin tuaj dhe nivelin tuaj të besimit. Megjithëse ai u rrëzua dhe u rrënuadhe përfundoi duke ngrënë ushqimin e  derrave, Biri i Plangprishës mundi të thoshte: “Unë do të ngrihem dhe do të shkoj te babai im”. Gëzohuni, Perëndia është akoma “Ati” juaj, edhe pse jeni ne rrëmujë e sipër. Pendohuni, kthehuni, rifitoni – jeni “zgjedhur dhe caktuar”.

Comments are closed.