No comments yet

Intimiteti me Krishtin sjell fuqi — Meditim ditor

“Kam hequr dorë nga të gjitha ato gjëra inferiore që të mund ta njoh Krishtin personalisht.” Fil 3:10

Një pastor tregon për një zonjë që po luftonte me një problem në peshë. Ajo kishte provuar pothuajse çdo dietë që ekzistonte, por pesha e saj vazhdonte të luhatet lart e poshtë. Kaluan disa muaj pa e parë atë në kishë. Pastaj një të diel ajo u shfaq, dhe ai u trondit. Ai mezi e njohu atë, sepse ajo kishte humbur shumë peshë. Si ndodhi? Ajo kishte takuar një burrë dhe kishte rënë në dashuri! Ajo i shpjegoi pastorit se ata do të martoheshin dhe se ajo donte të dukej më së miri për të në veshjen e saj të dasmës. Ka një mësim të rëndësishëm këtu. Kur qasja juaj për të jetuarin e krishterë bazohet në mbajtjen e rregullave, do të zbuloni se është një rrugë e vështirë, lart e poshtë për të udhëtuar, por  kur qasja juaj është e bazuar në marrëdhënie bëhet e lehtë . Kjo grua ishte në gjendje të pushtonte atë që e kishte munduar prej vitesh sepse ajo kishte krijuar një marrëdhënie dhe po kërkonte kënaqësinë e saj. Intimiteti me Krishtin sjell fuqi. Gjithashtu sjell gëzim. Kjo është arsyeja pse Pali shkroi: “Unë hoqa dorë nga të gjitha ato sende inferiore që të mund ta njihja personalisht Krishtin, të provoja fuqinë e tij të ringjalljes, të isha partner i vuajtjeve të tij dhe të shkoja deri në vdekje vetë me të”. Sa afër Zotit jeni sot? Do te deshironit te afroheshit ?Ti mundesh; Ai thjesht po pret që ju të bëni lëvizjen e parë. “Afrohuni Zotit dhe Ai do t’ju afrohet juve” (Jak 4: 8 ). Si i afroheni Zotit? Duke “hequr dorë nga të gjitha ato gjëra inferiore” dhe duke e bërë qëllimin e jetës tënde ta njohësh nga afër Krishtin.

 

Comments are closed.