No comments yet

Vetëm Zoti — Meditim ditor

“Por ti, o Zot, Perëndia im, më nxore jetën nga gropa”. Jona 2:6

Kur Perëndia i tha Jonah të predikonte në Ninive, ai refuzoi dhe iku në një qytet tjetër. Dhe kur e lexojmë këtë histori, shpesh e shohim atë devijim si një dështim dhe për rrjedhojë një humbje kohe. Kur bëjmë gabime në jetë, shpesh jemi të dëshpëruar dhe të dekurajuar. Ndoshta po kaloni një divorc të shëmtuar. Ndoshta një vdekje në familje ju ka bërë të qëndroni në depresion për shumë muaj dhe madje vite. Mund të ndodhë që të jeni pushuar nga një punë të cilës i keni shërbyer me besnikëri për shumë vite dhe tani jeni duke u zhytur në keqardhje, shumë i hidhur për të filluar nga diku tjetër. Ndoshta ke bërë ndonjë gabim të madh dhe nuk e sheh se si mund të tërhiqesh ose të përdoresh përsëri nga Perëndia.

Është interesante të dihet se njerëzit në Ninive kishin një perëndi që ishte gjysmë peshk, gjysmë njeri. A keni menduar ndonjëherë se arsyeja pse Jona ishte në gjendje të predikonte një predikim dhe një qytet i tërë u pendua përtokë ishte sepse ai doli nga barku i një peshku? Imagjinoni këta njerëz që adhuronin një gjysmë peshku, gjysmë njeriu, duke qenë dëshmitarë të një peshku të madh që dilte nga deti dhe pështynte një njeri në breg!

Vetëm Perëndia mund të orkestrojë një dështim për të përfituar të tjerët në atë mënyrë spektakolare! Ju mund të besoni gënjeshtrën se Zoti nuk mund t’ju përdorë sepse keni dështuar, por ai dështim mund të jetë pikërisht gjëja që shpëton shpirtin e dikujt. Abuzimi që keni përjetuar si fëmijë mund të arrijë tek njerëzit që askush tjetër nuk mundi. Koha që keni kaluar në burg mund të lidhet me dikë që mendonte se ishte i pavlerë për këtë botë. Martesa juaj e dështuar mund t’i japë dikujt shpresë se ka ende një qëllim dhe një plan për ta pas një divorci. Falimentimi i biznesit tuaj mund të ndihmojë dikë që është gati të heqë dorë nga jeta. Perëndia  lejon qe njerëzit te vuajne që ta dinë se sot është një ditë e re dhe ata mund të fillojnë gjithmonë përsëri. Mëshirat e tij janë të reja çdo mëngjes. Perëndia mund t’i përdorë si fitoret ashtu edhe dështimet tuaja për t’u shërbyer atyre që nuk kanë shpresë.

Comments are closed.