No comments yet

Monitoro fëmijën dhe shoqërinë e tij — Meditim ditor

“Fëmija im, nëse mëkatarët të tërheqin, ktheu shpinën atyre!” Pr 1:10

Nëse keni fëmijë nuk do të keni kurrë një punë më të rëndësishme në jetë sesa të jeni prind. Dhe për sa kohë që fëmijët tuaj janë nën çatinë tuaj, ju jeni përgjegjës para Zotit për ta. Me këtë në mendje, bëjini këto: (1) Shikoni kush ndikon më shumë tek fëmija juaj. Djali ose vajza juaj do të gravitojnë drejt fëmijëve të caktuar për një larmi arsyesh. Këto janë ata me të cilat “rri”. Ata i dërgojnë sms, flasin me ta në telefon, i ftojnë në shtëpi, ulen me ta në kishë etj. Ju nuk mund të monitoroni çdo marrëdhënie që fëmija juaj ka, por duhet të njihni ata që ndikojnë më shumë tek ai. (2) Njihuni me miqtë e tyre të ngushtë. Vini re mënyrën e të folurit, veshjes, shfaqjes së respektit ose mungesës së tij dhe mënyrën se si ata luajnë dhe bashkëveprojnë me familjen tuaj. Mos kini frikë t’i bëni pyetje në lidhje me prindërit e tyre, kishën që ata ndjekin dhe nëse ata janë mjaft të vjetër në besim, marrëdhëniet e tyre me Krishtin. (3) Kontrolloni lëvizjet e fëmijës tuaj gjatë natës . Nëse djali ose vajza juaj është e ftuar në shtëpinë e një shoku, bisedoni me prindërit dhe bëhuni të vetëdijshëm për ndonjë aktivitet që mund të planifikohet jashtë shtëpisë. Sigurohuni që ata të kenë mbikëqyrje gjithëpërfshirëse. Tregojuni fëmijëve tuaj që prisni që ata të tregojnë mirësjellje dhe respekt dhe kërkojuni që t’ju informojnë nëse ka ndonjë problem të çfarëdo lloji. (4) Kini kujdes për shenja paralajmëruese. Kur fëmija juaj shkon me një turmë të gabuar, ka shumë të ngjarë që të vëzhgoni shenja si indiferencë ndaj gjërave shpirtërore, një frymë haptazi sfiduese dhe një tërheqje ndaj muzikës, veshjes dhe argëtimit që nuk i miratoni domosdoshmërisht. “A nuk është shumë kjo?” ju pyesni. Po, dhe është gjithashtu shumë e dashur dhe mbrojtëse!

 

Comments are closed.